17:20 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Falimenton klubi italian!/ Futbollisti shqiptar s’ka marrë pagë që nga muaji shkurt (Foto)

Migjen Basha, futbollisti kosovar ende nuk e ka idenë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë i skadon kontrata me klubin e Barit në fund të muajit qershor, shkruan IndeksOnline.

Ai ende nuk ka marr pagë që nga muaji shkurt, pasi klubi i Barit është afër falimentimit.

“Edhe pse në moshë 31-vjecare mendoj se ende kam vite të mira para meje. Unë kam pasur kontakte me disa klube, por nuk dua të nxitojë. Sa për Lausannen, është qyteti im dhe është klubi im. Aty ku jam rritur. Dhe për shumë arsye kurrë nuk do ta mbyllë derën”, ka thënë Basha.

“Me Barin gjithçka ka përfunduar. Si unë ashtu edhe shokët e skuadrës ende nuk kanë marrë pagë që nga shkurti. Nëse presidenti nuk i paguan ato para më 25 qershor, Bari do të falimentojë. Një situatë dramatike në qytetin që jeton një klub i madh”, shtoi kosovari.

Basha ka një karrierë të lartë futbollistike. Ai ka luajtur për klube të mëdha si Lausanne, Frosinone, Atalanta, Torino dhe Luzern./IndeksOnline/