22:36 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Falsifikuan kartat bankare, hakerat rusë bëjnë pushime falas në Shqipëri

Kur jemi në kulmin e sezonit veror, rastet e mashtrimeve online nëpërmjet rezervimeve në hotelet dhe resortet në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e në rritje. Një rast konkret është denoncuar në Prokurorinë e Tiranës, thekson shefi i Seksionit për Krimin Kompjuterik, Artan Dashi, ku disa turistë të huaj, pasi kishin klonuar kartat bankare, kryen pushimet dhe u larguan pa paguar asgjë. Dashi tha për Abc Neës: Një haker ka marrë një kartë bankare të klonuar dha ia ka dhënë X hoteli, duke i dhënë autorizimin sikurse është pronar i vërtetë i asaj karte.

Ai ka prenotuar një javë pushime në Tiranë dhe shuma e shpenzuar është e konsiderueshme. Nga verifikimi të dhënave të kartës nga banka kanë rezultuar të klonuara. Në këtë rast pronari i hotelit ka humbur një shumë prej dy mijë eurosh”.

Ndërkohë, operatorët turistikë duhet të jenë më të vëmendshëm në këtë drejtim. Sipas Dashit, ata duhet të mos pranojnë prenome nëpërmjet faqeve ruse të internet, pasi një pjesë e mirë e tyre janë lehtësisht të hakerueshme.

Dashi u shpreh: Operatorët duhet të kërkojnë numra telefoni dhe adresa e-mail shtesë dhe të mos prenotojnë nëpërmjet faqe online, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Personat më të dyshimtë për ta bërë këtë mashtrim janë ata që vijnë nga Evropa Lindore sidomos shtetasit rus”.

Edhe pse ka më shumë se 3 vite që bëhet apel për të mos blerë automjete online, përsëri shqiptarët i shpërfillnin këto njoftime, shkruan abcneës.

Nga vi 2015 e deri në gjashtë mujorin e parë të 2018 mbi 200 qytetarë janë mashtruar nga blerjet e automjeteve nga faqet e internet, ndërsa dëmi llogaritet në rreth 300 mijë euro.