22:02 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Familja 11 anëtarëshe nuk gjen banim

Familja Hussain, nga Birmingham, në Angli,  është ndarë në tre apartamente 100 kilometra larg qytetit të tyre pasi u dëbuan nga banesa e tyre private, transmeton Indeksonline.

Familja, e cila momentalisht merr rreth 22,000 paund përfitime në muaj, si kredi për taksat e fëmijëve, po vendoset në tre banesa në qendrën e qytetit të Bristol, ndërsa shefat e këshillit përpiqen t’i gjejnë atyre një shtëpi të madhe aq sa duhet.

Këshilli i Qytetit të Birmingamit tha se kishte pranuar kërkesën e familjes për të pastrehët pasi u dëbuan ilegalisht nga shtëpia e tyre me qira me tre shtretër, por ka luftuar për të gjetur një pronë mjaft të madhe për të përmbushur nevojat e tyre.

Ata vlerësojnë se aktualisht po kushtojnë rreth 1.000 paund për një javë për t’i strehuar ata në Bristol./Indeksonline/.