11:15 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Familja Berisha tërhiqet nga kërkesa për masë sigurie ndaj Jahjagës

Familja Berisha si paditës ndaj ish-presidentës Atifete Jahjagës janë tërhequr nga kërkesa e tyre për masë të sigurisë ndaj fjalimit të Jahjagës.

Avokatja Shpresa Berisha-Rexhepi, tha se janë tërhequr nga kërkesa për masë sigurie ndaj deklaratës së Jahjagës pasi që ka kaluar një kohe e gjatë gati gjashtë muaj prej kur është paraqitur kjo kërkesë.

Kurse avokati i i ish-Presidentes Jahjaga, Arianit Koci, në seancën që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tha se padinë e konsideroi të pabazuar dhe kërkoi që ajo të hidhej poshtë pasi është dorëzuar pas afatit ligjor.

Seanca është duke vazhduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi që kunetërit e Shyhrete Berishës, e kanë paditur Atifete Jahjagën për shpifje, pasi gjatë fjalimit në javën e Gruas që është mbajtur vitin e kaluar ajo ka dal në mbrojtje të të mbijetuarës së masakrës së Familjes Berisha.

Dy kunetërit e Shyhrete Berishës kanë kërkuar kompenzim prej 250 mijë euro nga Jahjaga.

Në mbrojtje të Jahjagës kanë dal edhe rrjeti i grupit të Grave të Kosovës. Ato janë mbledhur para gjykatës për siç thonë mbrojtjen e fjalës së lirë “meqë besojmë që Presidentja Jahjaga është paditur padrejtësisht pasi që ka ngritur zërin për të drejtat e zonjës Berisha”.