23:23 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Familja e Dolores O’Riordan kërkon privatësi pas vdekjes së saj

Familja e këngëtares së famshme, Dolores O’Riordan është “shkatërruar” nga vdekja e saj, ka thënë përfaqësuesi i saj.

Këngëtarja ishte në Londër ku edhe vdiq papritur..

Në një deklaratë thuhej: “Këngëtarja irlandeze dhe ndërkombëtare Dolores O’Riordan ka vdekur papritmas sot në Londër”.

“Anëtarët e familjes së saj janë shkatërruar kur dëgjuan për lajmin e fundit dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.