15:35 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fanella e re e Tottenhamit identike me ato të Barcelonës për stërvitje [Foto]

Tottenham Hotspur prezantoi zyrtarisht fanellat e dyta për sezonin e ri 2018/19, por fansat menjëherë kanë vërejtur një detaj.

Nuk duhej shumë që postimet në Twitter të raportojnë se fanella e re e Tottenhamit është shumë e ngjajshme me fanellat e Barcelonës të cilat i përdorin për stërvitje.

Twitter zbuloi ngjashmëritë e çuditshme, me një llogari të Arsenalit duke thënë: “Kur ju kopjoni fanellën e trajnimit të Barcelonës sepse mendoni se do t’ju ndihmojë të fitoni trofe”. /IndeksOnline/