09:36 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fansat e Liverpoolit kërkojnë të luhet edhe një herë finalja

Fansat e Liverpoolit kërkojnë të riluhet edhe një herë finalja e Ligës së Kampionëve, pasi u zbulua se Karius pësoi një tronditje në kokë pas një goditje nga Ramos.

Portieri gjerman bëri dy gabime fatale, të cilat kontribuan në fitoren 3-1 të Real Madridit.

E para ishte hedhja e gabuar e topit ku shënoi Benzema dhe e dyta tek goli i Bale, ku topi kaloj në mes të duarve të tij.

Megjithatë, pamjet më vonë treguan se Ramos u përplas me 24-vjecarin përpara gabimit të tij të parë që lejoi Benzeman të shënoi gol. Ramos godet me bërryl Kariusin në kokë, ndërsa arbitri duket që nuk ishte në dijeni.

ESPN zbuloi se me urdhër të ekipit mjekësorë të Liverpoolit, Karius iu është nënshtruar një skanimi të kokës në Boston të SHBA-ve.

Rezultatet e para të konsultimit me mjekun Ross Zafonte vijnë me një deklaratë se Karius kishte “mosfunksionim të të pamurit në hapësirë vizuale” pas përplasjes dhe dicka e tillë do kishte ndikuar në performancën e tij gjatë finales.

Tani tifozët e zemëruar të ‘Reds’ kanë vërshuar mediat soiale, madje duke kërkuar të riluhet finalja ndaj Realit. Sigurisht, një gjë që s’mund të ndodh. /IndeksOnline/