00:17 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fantastike: Krasniqi rrah rusin Kashtanov, shpallet kampion evrope

Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin evropian EBU në kategorinë super të mesme, duke mposhtur rusin Stanislav Kashtanov.

Boksierët boksuan për 12 runde, ku Krasniqi ishte më i mirë që nga rundi i parë e deri në fund, që gjë që ndikoi të shpallet fitues me anë të pikëve.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për Haxhi Krasniqin pasiqë rikthehet në garën e ngushtë të pretendentëve për titull bote. /IndeksOnline/