17:11 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fati i Milanit, UEFA shtyn vendimin?

Vendimi i UEFA-s nëse Milani do të përjashtohet nga Europa Ligë thuhet se është shtyrë deri të martën ose të mërkuren.

Skuadra italiane, Milan pritet që ta mësojë vendimin e fundit të shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, siç mëson “Sky Sport Italia”, vendimi final pritet të jepet në mesin e 24/48 orëve.

Por, në mediat  italiane thuhet gjithashtu se ky vonim është procedurë normale./IndeksOnline/