21:23 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Faton Shoshi shumë shpejtë në menaxhim edhe këngëtarë ndërkombëtarë (Video)

Është një nga menaxherët më të suksesshëm të momentit. Bëhet fjalë për Faton Shoshin, i cili është emër i njohur në botën e biznesit të show bizit.


Ai po ashtu ishte edhe një nga emrat më të lakuar nga mediat në vitin që lamë pas. Shoshi në një intervistë për Prive ka folur rreth punës së tij të suksesshme, këngëtarëve që mbajnë vulën e tij, por edhe për raportin e tij me këngëtaren Era Istrefi.

Ndër të tjera ai ka thënë se është në bisedime edhe me disa këngëtarë ndërkombëtarë që pritet t’i merr nën menaxhim dhe një label nga New York-u, ndërsa kompania e tij “Nesër Music” do të ketë degët edhe në SHBA.

E kur foli për Erën, ai tha se për shkak të disa mosmarrëveshje është shkëputur kontrata me të, por se i uron asaj sukses në rrugën që ka nisur.

Kjo është intervista e plotë e menaxherit Shoshi: