16:37 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

FBI, në luftë me Apple, nuk po mundet ta thyej kodimin automatik në iPhone

Pasi që Apple ka bërë një kodim automatik në iPhone, FBI po bën një luftë kundër tyre, duke u ankuar se kriptografia është aq e fuqishme dhe vetë kompania nuk mund ta thyejë atë, gjë që e bën të vështirë autoritetet për të përgjuar terroristët dhe kriminelët, transmeton Indeksonline.

Në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë Kibernetike në Menhentnu, ekspert forezinikës nga FBI kanë kritikuar kompanisë Apple dhe punonjësit e saj dukei cilësuar si gjeni të këqinj për shkak se ata ua kanë bërë punën ‘ferr’, në zhbllokimin e kodit automatik të iPhonëve.

Për shembull, ai u ankua se Apple kohët e fundit ka komplikuar përpjekjet për të thyer kodin, duke ndryshuar përsëritjen nga 10 në 10 milionë. Kjo do të thotë që përpjekja për të llogaritur fjalëkalimin nuk është më shumë se 45 fjalëkalime për sekondë, një për çdo 18 sekonda. Ka mjete që mund të propozojnë mijëra fjalëkalime në një periudhë të shkurtër kohore dhe nëse përpjekjet për minutë janë të kufizuara, bëhet më e vështirë dhe më e ngadaltë. /Indeksonline/