18:37 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Federata pezullon Spallettin për një ndeshje – arsyeja është kontraverse

Luciano Spalletti është pezulluar me një ndeshje pas festimit kontravers të golit ndaj Sampdorias.

Kështu, tekniku italian do ta shikojë ndeshjen, Inter – Fiorentina të martën vetëm nga tribunat e stadiumit.

Spalletti ishte dërguar në tribuna pas golit të Interit në minutën e 94-t ndaj Sampdorias, transmeton IndeksOnline.

Dhe arsyeja e pezullimit të tij ishte për shkak të festës së tij në drejtim të gjyqtarit të katërt.

Megjithatë, vendimi për pezullim është cilësuar i panevojshëm pasi interesimi i Spallettit për të festuar ishte më shumë në drejtim të kamermanit dhe jo gjyqtarit.

Kujtojmë se Interi pas dy golave të anuluar nga VAR, mposhti Sampdorian me rezultat, 1-0 në fundjavë./IndeksOnline/