16:07 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Federer debuton me fitore, Djokoviç eliminohet që në start

Tenisti zviceran Roger Federer, numri 1 në botë për meshkuj, e ka nisur me fitore aventurën e tij në turneun Masters të Indian Wells, duke mundur 2-0 (6-3, 7-6) argjentinasin Federico Delbonis.

Një ndeshje që u zhvillua në dy ditë për shkak të errësirës, që ndërpreu sfidën pas ditës së parë. Por kjo ndërprerje nuk e ndali Federer, që avancon në raundin e katërt të këtij turneu.

Surprizë eliminimi i serbit Novak Djokoviç (ish-numri 1 në botë), që u mund 2-0 nga japonezi Toro Daniel, numri 109 në renditjen botërore. Serbi nuk ishte ende në formë pas operacionit në bërryl, por ky eliminim i shpejtë befasoi të gjithë, pasi edhe rivali nuk është shumë i njohur në sportin e tenisit./IndeksOnline/