12:59 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Federer e Nadal do t’i japin fund tenisit me një tur lamtumirës

Ka bërë xhiron e botës lajmi që gazetari i njohur i ESPN në tenis, Eduardo Varela, ka publikuar, duke thënë: “Burimet e mia më konfirmojnë se Federer dhe Nadal po programojnë që të organizojnë së bashku një tur lamtumire në vitin 2020”.

Një lajm që ka befasuar të gjithë dhe që ka mërzitur pa masë fansat e tenisit dhe veçanërisht të dy tenistëve. Viti 2020 është viti i Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, vit ku zvicerani do të jetë 39 vjeç, ndërsa spanjolli 34.

Pas kësaj deklaratë ka ardhur reagimi i menaxherit të Rafael Nadal, Benito Perez Barbadillo, që ka mohuar gjithçka. Ai i drejtohet gazetarit të ESPN, duke i thënë: “Edoardo, ndrysho burimet e informacionit, pasi po ngatërron gjithçka”.

Duket se ndeshja e lojës dyshe në “Laver Cup” zhvilluar një vit më parë, ku Nadal e Federer luajtën së bashku dhe fituan, ka iniciuar këtë ide për një tur lamtumire të dy tenistëve, por që për momentin nuk është konfirmuar.

Temat: