17:15 / E Hënë, 09 Korrik 2018

Federer vazhdon të mos ketë probleme, kualifikohet në çerekfinale (Video)

Roger Federer vazhdon rrugën drejt titullit të radhës në Wimbledon!

Tenisti zviceran ka mposhtur 3 me 0 në sete francezin, Adrian Mannarino, (6-0, 7-5 dhe 6-4), shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore, Federer është kualifikuar në çerekfinale.

Për ta mësuar kundërshtarin e radhës, Federer duhet pritur duelin, Monfils – Anderson, e cila ka nisur nga ora 16:10./IndeksOnline/