10:57 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Federer zbulon arsyet e eliminimit shokues në US Open

Roger Federer ka zbuluar se ai vuajti për shkak të motit të nxehtë për humbjen shokuese në US Open nga John Millman.

Tenisti zviceran u mposhtë, 3-6, 7-5, 7-6, 7-6 nga australiani në rrethin e katërt në ”Arthur Ashe Stadium”.

Federer ishte parë i përgjumur në të shumtën e kohës, duke dërguar në dyshime që ai nuk ishte mjaftueshëm i gatshëm për lojë, transmeton IndeksOnline.

”Unë vetëm mendova se ishte shumë ftohët. Ishte njëra prej atyre mbrëmjeve, ku ndjeja se nuk mund të merrja mjaftueshëm ajër”, tha Federer për gazetarët.

”Nuk e di, për disa arsye unë vuajta në lojë. Është hera e parë që më ndodhë kjo”.

”Po, ishte e papërshtatshme. Por, John e përballoi mjaft mirë këtë”./IndeksOnline/