22:44 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fejohet Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ariana Grande me Pete Davidson janë fejuar, shkruan TMZ.

Çifti filloi zyrtarisht takimin pak më shumë se një muaj më parë – pas ndarjes së Arianas nga reperi Mac Miller.

Gjërat janë nxehur shpejt midis të dyve, Pete madje ka bërë dy tatuazhe të frymëzuara nga Ariana këtë muaj, ndërsa tani kanë kurorëzuar në fshehtësi dashurinë e tyre./Indeksonline/