21:19 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Fejohet Paris Hilton! (Foto)

Sipërmarrësja e njohur Paris Hilton i ka thënë po propozimit për fejesë nga i dashuri i saj, Chris Zylka.

Ajo i ka dhënë fund beqarisë së saj duke kurorëzuar dashurinë e saj me fejesë, pasi mori një propozim nga i dashuri i saj gjatë një udhëtimi në Aspen të Colorados.

Lajmin për fejesën e saj, e bëri të ditur vet miliarderja përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social Twitter, ku shfaqte momentin e marrjes së propozimit për fejesë.

“Jam e lumtur me fejesën me dashurinë e jetës sime dhe me shokun tim më të mirë. Kurrë nuk jam ndier më e lumtur, e sigurt dhe e dashuruar. Ai është i përkryer për mua dhe tregoi se përrallat ekzistojnë”, ka shkruar Paris Hilton.

Ndërkohë i dashuri i saj Chris Zylka është me profesion aktor, ndërsa ka luajtur në filmat e njohur si: “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”.

Temat: