19:31 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Fellaini i dhuron tre pikë Manchesterit (Video)

Manchester United ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierigës.

Pogba kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 16-të.

Mkhitaryan arriti të barazoj rezultatin në minutën e 51-të duke shfrytëzuar një asist të Granit Xhakës.

Për fitoren e Manchester United u përkujdes Fellaini në minutën e 90+1.

Me këtë fitore, Manchesteri është e dyta me 77 pikë ndërsa Arsenali është i gjashti me 57 pikë. /IndeksOnline/