10:33 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fëmija i cili kishte marrë dhuratë fanellën e Firminos tani blen fanellën e Robertson

Andy Robertson ka fituar simpatinë e shumë tifozëve të Liverpoolit për paraqitjet që ka treguar këtë sezon, duke qenë absolutisht i shkëlqyeshëm dhe duket që madhështia e tij jashë fushe e ka fituar edhe një tifoz më shumë.

Robertson kishe dëgjuar për një fëmijë që dhuronte para xhepi për bamirësi dhe shpërbleu tifozin e vogël të Liverpoolit duke i dërguar atij një fanellë të nënshkruar nga Firmino, transmeton IndeksOnline.

Në letrën drejtuar fansit të vogël Alfie Radford, Robertson shkroi: “Pashë në Twitter që bëtë dicka shumë të vecantë për donacionet në vendet ushqimore natën e kaluar.

“E di se sa janë të rëndësishme paratë e xhepit në moshën tënde dhe e di që ka qindra gjëra që mund të blini me to. Ju keni keni bërë dicka të mahnitshme për njerëzit tjerë dhe sigurisht nuk keni pritur që kjo t’iu shpërblehet. Për këtë unë dua të sigurohem që t’iu shpërblehet.”

“Kam njëren nga fanellat e Roberto Firmos dhe i kërkova atij që ta nënshkruaj atë për ju, si një falenderim për atë që keni bërë. Le të jemi të ndershëm Alfie, askush nuk dëshiron një fanellë të mbrojtësi të majtë dhe kjo është arsyeja pse unë ua solla të Bobbty-t (Firminos) . Shpresoj se është në rregull” .

E pra sic duket Robertson ishte në të vërtetë gabim, sepse babai i Alfiet publikoi tani një status në Twitter dhe djali i tij tani ka një tjetër fanellë të Liverpoolit, por kësaj radhe ajo ka emrin e mbrojtësi të majtë, Andy Robertson. /IndeksOnline/