23:31 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fëmijët dhe babai humbën jetën në aksident, kush ishin viktimat e aksidentit tragjik

Në tragjedi e dhimbshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Pjesëtarët e një familje, Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji dhe Rajan 8 muajsh dhe Ajsel 5 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, Brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Ndërkohë që Bashkëshortja Evisa Preka dhe fëmija i tretë, vajza 10-vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’.