16:11 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fëmijët në Gjermani po mbyten, prindërit të ‘fiksuar’ pas telefonit

Drejtuesit e spitaleve gjermane kanë paralajmëruar se një numër në rritje i mbytjeve të fëmijëve këtë verë janë të lidhura me obsesionin e prindërve të tyre me telefonat celularë.

Më shumë se 300 njerëz janë mbytur në Gjermani këtë vit, e kanë qenë të pakta ditët gjatë valës aktuale të të nxehtit që nuk është shënuar një i mbytur në det, shkruan The Guardian.

Shoqata Gjermane e Shpëtuesve (DLRG) – organizata më e madhe e këtij lloji në botë, duke siguruar 40,000 kujdestarë vullnetarë në plazhet gjermane, liqenet dhe bregdetin – ka bërë një lidhje të drejtpërdrejtë mes fëmijëve që kanë vështirësi në ujë dhe prindërit janë shumë të zënë me telefonat e tyre celularë, transmeton IndeksOnline.

“Shumë pak prindër dhe gjyshër po e marrin parasysh këshillën: kur fëmijët dhe nipërit tuaj janë në ujë, largojeni telefonin tuaj të mençur”, tha Achim ëiese, zëdhënësi i DLRG.

“Ne jemi duke përjetuar në baza ditore njerëzit që i trajtojnë pishinat si një çerdhe dhe thjesht nuk i kushtojnë vëmendje”, shtoi Peter Harzheim i federatës gjermane të mbikëqyrësve të pishinave.

“Në të kaluarën, prindërit dhe gjyshërit shpenzuan më shumë kohë me fëmijët e tyre në pishinë. Por numri gjithnjë e më i madh i prindërve është i fiksuar nga smartfonët e tyre dhe nuk shikojnë në të majtë apo të djathtë, e më mirë t’i kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre “, tha ai për mediat gjermane. “Është e trishtueshme që prindërit sillen aq neglizhentë këto ditë.”

Por organizatat gjithashtu fajësojnë sistemin shkollor që nuk e ka përfshirë mësimin e detyrueshëm të notit në kurrikulën e tij, madje që në moshë të hershme. Shkurtimet e buxhetit kanë çuar gjithashtu në pishina që shkurtojnë afatet e tyre të hapjes.

Një rritje e numrit të familjeve në të cilat të dy prindërit punonin me kohë të plotë, kanë çuar në vështirësi për familjet që të përshtaten në mësimet e notit, ka paralajmëruar DLRG.

Vetëm në javën e kaluar, mbytjet në mbarë vendin kanë bërë lajme kryesore, duke përfshirë atë të një djali shtatëvjeçar i cili vdiq në një pishinë në qytetin bavarez Marktredëitz.

Në mesin e mbytjeve kanë qenë më shumë se 20 fëmijë nën moshën 15 vjeç dhe 40 gra dhe burra të rinj mes moshës 16 dhe 25. Gjithashtu, njerëzit e moshuar konsiderohen të jenë në rrezik të veçantë kur notojnë shumë larg dhe shpenzojnë energji, kanë paralajmëruar ekspertët. /IndeksOnline/