23:11 / E Diele, 12 Gusht 2018

Fëmijët tërhiqen nga gërmadhat, pas shpërthimit vdekjeprurës në Siri (Video)

Disa fëmijë janë tërhequr nga rrënojat, të cilët kishin mbetur pas një shpërthimi që rrafshoi një ndërtesë në provincën Idlib të Sirisë.

Video që besohet të jetë nga qyteti Sarmada tregon shpëtuesit duke nxjerrë nga gërmadhat disa fëmijë.

Dhjetëra njerëz, përfshirë 12 fëmijë, thuhet se u vranë në shpërthimin në provincën veri-perëndimore kryesisht të mbizotëruar nga rebelët./Indeksonline/