21:00 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fëmijët trashëgojnë intelegjencën e nënës

Sipas shkencës, njerëzit e zgjuar duhet të falenderojnë nënat e tyre, duke qenë se janë përgjegjëset kryesore të transmetimit të gjeneve që lidhen me inteligjencën.

Studimet tregojnë se inteligjenca trashëgohet nga nëna me  40-60% e inteligjencës.

Studimet kanë demostruar se fëmijët kanë më shumë mundësi të trashëgojnë inteligjencën nga nëna e tyre, duke qenë se gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X.

Në trurin ku embrionet rriteshin, qelizat në të cilat ishin prezentë më shumë gjene paterne, akumuloheshin për të garantuar mbijetesën dhe të përfshira në funksione si seksi, ushqimi dhe agresiviteti.

Kërkuesit nuk gjetën asnjë qelizë paterne në zonën cerebrale ku zhvillohen funksionet më të avancuara si inteligjenca, mendimi dhe planifikimi.

Por inteligjenca nuk është vetëm gjenetike, pasi studime të tjera kanë treguar se si nëna luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të saj, përmes kontaktit fizik dhe mbështetjes emotive.