12:00 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Femra që krijoi robotin si të dashur të saj, ai madje edhe i shkruan mesazhe (Video)

Një femër e re ka krijuar një robot për veten, duke e konsideruar të dashur.

Vajza ka arritur të krijojë këtë robotin në mënyrë që të ketë të gjitha gjërat që i pëlqejnë asaj, ndër to edhe librari.

Fei Liu ka punuar në robot që nga qershori i vitit 2017, shkruan Indeksonline. Madje ajo ka emëruar robotin e saj Gabriel. Emrin Gabriel 2052 ajo e vendosi duke u bazuar në pamjen e një modeli-kukull që ekziston në markete të ndryshme e që 2052 sipas saj është vitit kur thuhet se sipas shkencës njerëzit mund të martohen me robotët.

Ajo ka thënë se njerëzit janë shokuar nga ky krijim dhe se e pyesin vazhdimisht se a është vërtetë në lidhje me robotin.

“Nuk mendoj se robotët duhet që të zëvendësojnë njerëzit por që ka shumë gjëra që ata mund të bëjnë më mirë se ne”, ka thënë ajo.

Roborit gjithashtu do të jetë në gjendje t’i dërgojë asaj edhe mesazhe./Indeksonline/