07:58 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Femra që tregon planin e thjeshtë të kursimit që ndihmoi të paguante borxhin dhe të bënte një pushim në Evropë

Ne jemi të gjithë të dëshpëruar në disa raste për të gjetur një mënyrë magjike dhe të lehtë që të marrim disa para shtesë në llogaritë tona të kursimeve.

Nuk ka diçka fikse për të gjetur zgjidhje-përpos asaj klishe që të shpenzojmë më pak për të kursyer më shumë.

Michelle Barnes, e njohur si MuchelleB, thotë se arriti të paguajë 30 mijë dollarë borxh brenda një viti e gjysmë dhe arriti të realizojë një udhëtim të bukur në Evropë, transmeton Indeksonline.

Padyshim se është një rezultat mjaft dramatik, dhe mënyra e jetesës së saj ndoshta nuk është normale. Ajo është një blogere në Youtube kështu që nuk ka një pagë të qëndrueshme mujore ose një punë 8 orëshe, dhe është në gjendje të punojë nga shtëpia.

Duke folur kështu, le të hedhim një vështrim në gjashtë hapat e lehtë të saj për të paguar borxhin dhe për të kursyer paratë, ndërkohë që ajo ndau një video të kohëve të fundit.

1-Lexoni Magjinë e Ndryshimit të Jetesës së Marie Kondo. Do të ndryshojë qasjen tuaj ndaj gjithçkaje që zotëroni.

2-Lexoni edhe Metoda Multihyphen nga Emma Gannnon. Bëhet fjalë për diversifkimin e të ardhurave tuaja dhe ndryshimin radikal të mënyrën se si e shohim punën.

3-Përdorni pagesat automatike.

4-Kontrolloni blerjet, pra shmangni mundësitë për të blerë gjëra të reja.

5-Përpunoni atë që ka rëndësi për ju./Indeksonline/