Femrat janë më të prirura për të shpenzuar në aplikacione sesa meshkujt
Përdoruesit femra të telefonëve janë 79% më prirura të kryejnë blerje brenda aplikacioneve në lojërat mobile.
Janë femrat ata të cilat shpenzojnë më së shumti dhe zhvilluesit janë fokusuar në këtë segment përdoruesish me lojërat e reja.
Raporti analizoi 350 aplikacione përgjatë periudhës Qershor 2017 deri në Maj 2018.
Rezultatet mund të inkurajojnë zhvilluesit të krijojnë më shumë aplikacione për femrat.
Gjithashtu raporti zbuloi se joshja e adhuruesve të lojërave në iOS kushton më tepër sesa atyre Android.
Por nëse e bindni një përdorues iOS, ai është gati të shpenzojë më shumë sesa një Android.