19:46 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Femrat që lindin në këtë stinë janë më të rrezikuar për të kaluar në depresion postpartum

Sipas një studimi amerikan depresioni pas lindjes do të ndikohet së tepërmi edhe nga stina kur gruaja sjell në jetë fëmijën. Nga fjala e tyre bëhet e ditur se gratë që sjellin në jetë fëmijën e tyre në dimër dhe në pranverë do të jenë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga ky shqetësim, krahasuar me gratë që do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një periudhë tjetër të vitit.

Por krahas kësaj cilët do të jenë faktorët e tjerë që ndikojnë? Në lidhje me këtë ndikon kohëzgjatja e shtatzanisë, përdorimi ose jo i anestezisë epidurale gjatë lindjes, pesha e gruas etj. Ndërkaq është e rëndësishme të theksojmë se një pjesë e mirë e grave vuajnë nga depresioni apo ankthi pas lindjes. Simptomat do të ndikohen edhe nga moti dhe ndër to mund të jenë trishtimi, irritimi, mungesa e përqëndrimit, ankthi, krizat e të qarave, etj. Ndryshimi hormonal do të jetë gjithashtu një faktor tepër me rëndësi në lidhje me shfaqjen e depresonit pas lindjes. Nëse simptomat do të jenë më të lehta nuk do të flasim për depresion por për baby blues.

Studimi i fundit: Një grup studiuesish ka marrë në studim rreth 20169 gra që kanë sjellë në jetë fëmijët nga muaji qershor 2015 deri në gusht 2017. Në total 817 gra (4.1%) kanë vuajtur nga depresioni pas lindjes .

Përse të lindësh në dimër dhe pranverë ka një efekt më pozitiv? Në realitet nuk dihet me saktësi por mendohet se mund të jetë e lidhur me kënaqësinë që të fal stina. Sipas studiuesve nëna do të ndihet më tepër e lumtur gjatë këtyre stinëve në përgjithësi.