07:59 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Femrat shqiptare në luftë kundër dembelizmit, ndryshojnë strukturën e tregut të punës

Femrat shqiptare po udhëheqin jo vetëm ndryshimin e strukturës së tregut të punës, por edhe mentalitetin.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave në vend tregojnë se, gjatë tre viteve të fundit përqindja e femrave ekonomikisht aktive është rritur ndjeshëm.

Në fillim të 2014, ndër 100 femra, 47.9 ishin punëkërkuese ose të punësuara. Në fund të 2017-ës, ky raport u ngjit në 58.4.

Pra në harkun e 3 viteve, raporti i femrave inaktive, që në pjesën dërrmuese janë shtëpiake, me ato aktive është përmbysur, në favor të këtyre të fundit, çka do të thotë se, ndryshe nga 3 vite më parë, sot pjesa më e madhe e femrave shqiptare e duan punën.

Ndërkohë që për femrat, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 10.5%, te meshkujt shqiptarë kjo normë është rritur me vetëm 8.4%.

Kjo do të thotë se, janë pikërisht femrat shqiptare ato që po luftojnë fenomenin e dembelizmit, pra të atyre jo aktivë në punë. Kjo normë në vendin tonë vijon të jetë ende mesatares së vendeve të zhvilluara.

Rritjen më domethënëse dhe më të qëndrueshme gjatë këtyre 3 vite e ka pësuar grupmosha nga 15 deri në 29 vjeç, ku ndër 100 femra, 38 janë pjesëmarrëse në tregun e punës, ndërkohë që në 2014 ishin vetëm 28./scan.tv