14:58 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Feniksi mëson kundërshtarët e Ligës së Kampionëve (Foto)

Feniksi ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Futsallit.

Kampionët e Kosovës janë renditur në grupin e katërt të rundit kryesor, shkruan indeksonline.

Skuadra nga Drenasi do të luaj me skuadrën belaruse, Lida, skuadrën kazake, Kairat Almaty dhe portugezët e Sporting Lisbonës.

Ndeshjet e këtij rundi do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. /IndeksOnline/