23:55 / E Martë, 21 Gusht 2018

Ferguson kritikon rëndë njeriun që transferoi Pogban te Manchester

Fjala e Alex Ferguson është shumë me ndikim edhe pse nuk është më trajner i Manchester United.

Ish-trajneri i Djajve të Kuq ka folur rreth agjentëve, duke i ndarë ata që nuk i pëlqejnë për punën që bëjnë.

Njëri ndër ta është edhe italiani Mino Raiola.

“Ka një ose dy agjentë të futbollit që thjesht nuk më pëlqejnë, dhe Mino Raiola është një prej tyre. Ai është një plehrë”, ka thënë Ferguson.

Kujtojmë se Raiola ka bërë disa transferime te Manchester United, si Pogba, Ibrahimovic e Mkhitaryan. /IndeksOnline/