09:16 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ferizaj – Gjilani: Dy skuadrat në synim të rezultatit pozitiv sot

Në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj sot pret Gjilanin me fillim nga ora, 15:45.

Ndeshja zhvillohet në Ferizaj, teksa të dyja skuadrat kanë nevojë më shumë se kurrë për një rezultat pozitiv.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Ferizaj ka regjistruar një fitore, një barazim dhe tri humbje, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, text

Andaj me krye me trajnerin, Afrim Tovërlani, dhe me mbështetjen e ”Ujqëve”, Ferizaj synon fitore.

Nga ana tjetër, Gjilani me dy fitore, një humbje dhe dy barazime, shpreson në rezultat pozitv sot.

Te gjilanasit, atmosfera është e mirë, teksa përveç Ledjon Muçës, pjesa tjetër e skuadrës është gatshme për sfidën e sotme./IndeksOnline/

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor