21:00 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Ferronikeli ndalë prodhimin, kjo është arsyeja

Pas një krize 6 muajshe të mos prodhimit, gjiganti metalurgjik Ferronikeli në Drenas, tani po përballët me një tjetër problem. Kjo fabrikë ka më tepër se dy javë që ka ndalë prodhimin.

Burime të Indeksonline brenda kësaj fabrike, bëjnë të ditur se prodhimi është ndalur që më shumë se dy javë.

Kjo për shkak se një pjesë e kulmit të furrës elektrike që është pjesa kryesore në prodhim, është dëmtuar.

Ndonëse, janë duke u bërë përpjekje që furrat të riparohen, kjo mund të merr kohë dhe nuk dihet se kur do të mund të nis prodhimi për shkak të kostos shumë të lartë që po u kushton riparimi i tyre, raporton Indeksonline.

Ky burim bënë të ditur se problem për të nisur prodhimin është edhe rryma elektrike. Kjo pasi që nga 1 prilli ky gjigant do t’i nënshtrohet çmimeve te tregut ndërkombëtar të energjisë elektrike.

Ndërsa, rreth 820 punëtorë dhe rreth 200 kontraktor janë në pritje të nisjes së prodhimit.Ata aktualisht po merren vetëm më riparime, por jo me prodhim.

Kujtojmë që kjo fabrikë në vitin 2016 u përball me një krizë 7 muajshe të mosprodhimit për shkak të mungesës së rezervave./Indeksonline/L.TH