17:16 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Festivali i frikshëm, ja si njerëzit për nderë të fesë gjymtojnë vetën (Foto)

Fotot e marra në festivalin “Urs” të këtij viti në Indi tregojnë se festimi i shenjtë është pak sa frikësues por dhe i këndshëm.

Mijëra myslimanë “sufi” bëjnë pelegrinazhe nga mbarë vendi për të ndjekur festivalin historik çdo vit në Ajmer, një qytet në Rajasthan të Indisë.

Festivali i cili përkujton përvjetorin e vdekjes së të shenjtit Sufi Moinuddin Chishti – thuhet se “Urs” 806 do të mbahet në Rajasthan, shkruan Metro.uk.

Gjatë festivalit një-ditor, të devotshmit ofrojnë lutje, ushqim, para dhe dhurata të tjera në shenjtëroren ku gjendet varri i Saint Moinuddin Chishtit.

Festimet përfshijnë recitimet “sufi” të poezisë dhe këngë ‘qawalli’ ose devocionale, të cilat mund të vazhdojnë gjatë tërë natës.

Si një akt përkushtimi fetar, burrat janë fotografuar duke i mbajtur shpatat e tyre në syrin e tyre për t’i bërë ato të dalin jashtë dhe duke prerë gjuhën, si dhe duke i rrahur faqet dhe shpinat e tyre.

Ndryshe nga degët e tjera të Islamit, Sufijët i përkushtohen shenjtorëve të veçantë – një koncept që nuk e njohin fijet e tjera të Islamit.

Festivali “Urs” në Ajmer feston shenjtin Sufi Moinuddin Chishti, i njohur edhe si ‘Gharib Naëaz’ ose “Benefactor of The Poor”.

Thuhet se ai e ka themeluar fenë rreth 800 vjet më parë. Sufitë e konsiderojnë veten si mbështetës origjinale të vërtetë të kësaj forme të pastër origjinale të Islamit. /Indeksonline/

 

Temat: