10:31 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

FFK-ja organizon garë për trikun më të mirë!

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë ftojnë të gjitha vajzat dhe të gjithë djemtë në Kosovë, deri në moshën 14 vjeçare, të na dërgojnë truqet e tyre më të mira në futboll.

5 më të mirët do të fitojnë pako biletash për ndeshjen e futbollit U21 ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë më datën 27 mars në Mitrovicë dhe çmime të tjera interesante!

Videot tuaja ju lutem i dërgoni në trickster.kos.ger@gmail.com

Deri të premten, më 23 mars në orën 16:00.

Për më shumë informata dhe për rregullat e konkurrencës ju lutemi lexoni shpalljen e plotë.

Gara-për-trukim – klikoni këtu!