19:19 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

FFSHGJ përgëzon ambasadorin Beqë Cufaj për detyrën e re

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, është organizata më e madhe joqeveritare e Kosovës në Gjermani, duke tubuar rreth vetës rreth 4.000 anëtarë, dhe si e tillë ka dhënë dhe po jep kontribut të madh në përfshirjen samë të madhe të bashkatdhetarëve tanë në aktivitetet sportive, konkretisht në futboll, duke tentuar të krijojë dhe të ruajë një imazh të mirë në Gjermani të qytetarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve të viseve tjera.

Në këtë drejtim bashkëpunimin me përfaqësitë tona diplomatike e konsullore do ta avancojë edhe më tej. Një shpresë të tillë na jep emrimi i Z. Beqë Cufaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë. Emrimi i Z. Beqë Cufaj në këtë pozitë mendojmë se është shumë i drejtë dhe se vetëm me emrime të personaliteteve të tilla Kosova fiton imazh të mirë në botë.

Beqë Cufaj me një karrierë të pasur, është personi më i përshtatshëm për këtë funksion, ngase ai pos marrjes me gazetari ku është dalluar me pikëpamjet e tija shumë të avancuara për zhvillimin e Kosovës, në këtë drejtim në favor të tij shkon edhe krijimtaria letrare që atë e ka bërë shumë të njohur në shtetet gjermanofolëse e më gjerë.

Me kësi emrimesh vetëm sa i shtohet vlera përfaqësimit të jashtëm të Kosovës, kurse MPJ fiton kuadro të sporvuara dhe me vlera të mëdha, të cilat i ka Z. Beqë Cufaj.

Me këtë rast Kryesia e FFSHGJ edhe në emër të klubeve shqiptare në Gjermani përshëndet emrimin e Z. Beqë Cufaj, ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermnai dhe atij i dëshiron shëndet dhe shumë suksese në kryerjen e kësaj detyre, duke i premtuar një përkrahje të madhe dhe bashkëpunim korrekt.