10:32 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA dënon Serbinë dhe Meksikën

Serbia dhe Meksika kanë marrë një “goditje” nga FIFA para ndeshjeve të ardhshme që i zhvillojnë kundër Zvicrës respektivisht Koresë së Jugut.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, ndëshkoi fqinjët tanë verior me një gjobë prej 10.400 dollarë, pasi tifozët mbajtën pankarta fyese në ndeshjen kundër Kosta Rikës. Ato kishin të bëjnë me kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Ngjashëm e pësoi edhe Meksika për “thirrje fyese dhe diskriminuese” kundrejt portierit të Gjermanisë, Manuel Neuer.

FIFA gjithashtu ka paralajmëruar Zvicrën që t’i ndaloj tifozët të futen në stadium me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë së madhe. /IndeksOnline/