08:35 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

FIFA merr masa për kameramanët që ua bëjnë ‘zoom’ tifozeve seksi [Foto]

Për shikuesit e futbollit që shikojnë ndeshjën në shtëpi është bërë disi një gjë e rregullt në turnetë e Kupës së Botës, por duket që transmetuesit e televizioneve do të ndalojnë zmadhimin në kamerë të femrave tërheqëse gjatë transmetimit televiziv.

Federico Addiechi, i cili është shef i diversitetit në FIFA, foli për mënyrën se si ata duan të ndalojnë kameramanët në lidhje me zmadhimin në kamera të femrave të ‘nxehta’ që të përpiqen të mos kenë seksizëm në futboll, shkruan The Independent.

Kur u pyetën nëse ishte politika zyrtare e FIFA-s, ai tha: “Kjo është një nga aktivitetet që patjetër do të kemi në të ardhmen – është një evolucion normal.

Drejtorja ekzekutive e FIFA-s Piara Poëar, foli edhe për gazetarët femra që janë ‘puthur apo kapur’ ndërsa raportonin, duke thënë se ekipi i saj ka dokumentuar më shumë se 30 raste./IndeksOnline/