20:01 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

FIFA publikon gjyqtarët e finales së madhe: Francë – Kroaci (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka zbuluar gjyqtarët për finalen e madhe “Rusi 2018”.

Ndeshjen, Kroaci – Francë do ta gjykojë, referi nga Argjentina, Nestor Pitana, shkruan IndeksOnline.

Pitana do t’i ketë asistuesit e tij; Hernan Maidana (Argjentinë), Juan Belatti (Argjentinë), Bjorn Kuipers (Holandë) dhe Erëin Zeinstra (Holandë).

Referi kryesor gjatë këtij Kampionati Botëror “Rusi 2018”, referoi në katër ndeshje: Uruguai – Francë, Kroaci – Danimarka, Meksika – Suedia dhe Rusia – Arabia.

Në këto ndeshje, dha 12 kartonë të verdhë dhe dy penallti.

Takimi mes Kroacisë dhe Francës zhvillohet të dielën nga ora 17:00./IndeksOnline/