12:57 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA vendos, në këto tri shtete mbahet Kupa e Botës 2026

Në kongresin e FIFA-s sot është vendosur edhe nikoqiri i Kupës së Botës 2026.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka votuar në kongresin e mbajtur sot, se Kupa e Botës 2026 do të mbahet në tri shtete, Meksikë, Amerikë dhe Kanada, shkruan IndeksOnline.

Amerika, Kanadaja dhe Meksika do të jenë tri shtete nikoqire pas tetë viteve.

Kujtojmë që nesër nis Kampionati Botëror që do të mbahet në Rusi. Kurse, pas katër viteve do të mbahet në Katar./IndeksOnline/