16:14 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA: Vokrri ishte ndër lojtarët më të mëdhenj në Ballkan, shembull për të gjithë

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka reaguar për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Vokrrit, duke thënë se është krenar që kishte njohur Vokrrin, duke e quajtur njeri shembull për të gjithë.

“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube të e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, ka thënë Infantino.

Sipas tij, një gjë e tillë kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje.

“Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, përfundon Infantino.

Kujtojmë se ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, Nimes dhe Fenerbahces përpara luajti në Jugosllavi në nivel ndërkombëtar në vitet 1980, kurse u emërua lojtari më i mirë i vendit në vitin 1987.  I lindur në Prishtinë, ai filloi karrierën e tij duke luajtur në klubin e tij të lindjes ku fitoi një reputacion si një nga lojtarët më të mirë të dalluar nga Ballkani.

Kur ai ishe në krye të FFK-së, Kosova u bë shoqata e anëtare FIFA-s në 2016, në Kongresin e 66-të, shkruan FIFA