08:25 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fifi dhe Çiljeta harrojnë mosmarrëveshjet, bëjnë paqe (Foto)

Disa muaj më parë dy këngëtaret shqiptare, Fifi dhe Çiljeta Xhilaga, erdhën në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të çështjes së pikëve tek ‘Kënga magjike’.

Pasi Fifi nuk i kishte dhënë pikët që kishte dashur, u tha se Çiljeta nuk i kishte folur më mikeshës së saj, madje e hoqi edhe nga rrjeti social Instagram. Në deklarata të ndryshme Fifi sqaroi se pikët nuk tregonin konsideratën që ajo kishte për Çiljetën dhe i kërkonte falje mikeshës së saj.

Mirëpo duket se së fundmi gjërat janë zgjidhur. Ditën e sotme, Çiljeta ka publikuar në Instastory këngën e re të Fifit, në mbështetje të shoqes së saj të vjetër dhe e ka etiketuar atë në postim, duke na lënë të gjithëve të kuptojmë se mes tyre s’ka më hatërmbetje.