08:24 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Fifi godet DJ-n shqiptar me enë kuzhine në emision (Foto)

Filloreta Raçi e njohur si “Fifi” është një këngëtaret më të dashura për publikun për shkak të talentit, por edhe humorit që e karakterizon. Fifi ishte e ftuar e radhës në emisionin “Kush vjen për drekë”, së bashku me DJ Sardin.

Këngëtarja ka postuar sot një video para xhirimeve të emisionit me të cilën i ka bërë ndjekësit të qeshin.

Fifi i gjuan DJ Sardit në të pasme me një enë kuzhine dhe i thotë: “Oh çfarë prapanice” duke qeshur.

DJ Sardi e godet gjithashtu dhe i thotë të mos i gjuajë më sepse ena e kuzhinës që mban në dorë të vret teksa të dy qeshin.