09:16 / E Enjte, 17 Maj 2018

Fillon Samiti i Sofjes në Bullgari, Kosova pjesë e saj (Video/Foto)

(I plotësuar, 09:30)-Sapo ka filluar Samiti i Sofjes në Bullgari ku janë bërë bashkë udhëheqës të shteteve evropiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Nikoqir i këtij Samiti është pikërisht kryeministri bullgari, Boyko Borissov. Borissov me këtë rast ka mbajtur një fjalim, derisa tani është duke folur presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, raporton Indeksonline.

…………………………………………………

 

LIVE: Samiti i Sofjes nis brenda minutave

Brenda pak minutave pritet të fillojë Samiti i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Ky samit mbledhë pjesëmarrës të shumtë, krerët më të lartë të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Përveç krerëve të lartë të institucioneve udhëheqëse, pjesëmarrës në këtë samit janë edhe politikanët më të fuqishëm të tri kryeqendrave të deritanishme evropiane,  Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Delegacioni i Kosovës në këtë Samit përbëhet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Në kuadër të këtij misioni pritet që Thaçi të përfaqësojë Kosovën si dhe të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërore kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin bullgar./Indeksonline/