13:51 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Filmi fitues i 13-të çmimeve ndërkombëtare shfaqet në Prishtinë (Video)

“Mbretëria” është filmi me produksion gjerman dhe me një kastë të shkëlqyer aktorësh shqiptar.

Ky projekt është fitues i 13 çmimeve ndërkombëtare duke përfshirë kështu “Global Film Festival” dhe “IndieFest Film Awrds”, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 2 people, including Labinot Raci, beard and text

Aty luajnë aktorë të njohur si Labinot Raci, Artan Gega, Asllan Hasaj, Kumrije Hoxha e Shpejtim Kastrati.

Image may contain: 5 people, including Labinot Raci, people smiling, text

Po ashtu, Labinot Raci është shpërblyer edhe me çmimin e nderit si aktori më i mirë në “Global Film Festival” në Los Angelos.

Image may contain: Labinot Raci, beard and text

Ndryshe, i tërë produksioni është gjerman, duke filluar me skenarin i shkruar nga James Meyer dhe Ted Cox, muzika nga Joshua Myer dhe producente e tij është Sara Mayer.

Ky film do të shfaqet me 17 mars 2018 (e shtunë), në kino ABC nga ora 18:30./Indeksonline/