20:47 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Filmi ‘Gardhi’ fiton të drejtën e garimit për Oscar

Filmi “Gardhi” i regjisores kosovare Lindita Zeqiri është shpallur si filmi më i mirë i shkurtë në ”Palm Springs Festival” dhe automatikisht ka fituar edhe të drejtën e garimit për çmimin prestigjioz Oscar.

Lajmin e ka bërë të ditur Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, përmes rrjetit social Facebook.

“Filmi “Gardhi” nga Lendta Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtë dhe fiton të drejtën e garimit për OSCAR!!!! Shumë urime të gjithë ekipit të mrekullueshëm të filmit e sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor aktorit të ri Arti Lokaj”, shkruan Zharku në Facebook.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli.