15:41 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Filmi kosovar “Forgive Me”, pjesë e festivalit kualifikues për Oscar

Filmi ynë ‘Më fal’, ‘Forgive me’ është seleksionuar në / OSCAR është kualifikuar për Oscar “Atlanta Film Festival”.

Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook vet regjisori i këtij filmi, Besim Ugzmaili, shkruan Indeksonline.

Ai është shprehur i lumtur me këtë sukses, ndërsa ka treguar që ky projekt kinematografik është bërë nga kursimet e ekipit realizues.

“Shumë te lumtun që një film i punuar nga kursimet tona, tanimë është pjese e festivalit të tij të 17-të me radhë vetëm brenda 3 muajve. Urime të gjithë ekipës”, ka shkruar regjisori.
Filmi “Forgive Me”,flet për një djalë të ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta.

Në këtë film luajnë aktorët: Agron Shala, Semira Latifi, Bibi Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca, Kosovare Hoti.

“Atlanta Film Festival” do të mbahet nga 14-22 prill./Indeksonline/