20:30 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Finalist në futboll, finalist në basketboll – ky është Real Madridi

Përveç Ligës së Kampionëve në futboll, Reali i Madridit do të luajë një tjetër finale, atë të “Euroleague” në basketboll.

Skuadra madrilene mundi në ndeshjen gjysmëfinale pretendentët për fitoren e këtij trofeu, CSKA-në e Moskës, me rezultatin 92-83.

Reali i Madridit kthehet në finalen e “EuroLeague” pas 3 vitesh dhe do të tentojë të fitojë titullin e 10, pikërisht në përballjen me Fenerbahçen.

Skuadra turke eliminoi në gjysmëfinale lituanezët e Zalgiris, 76-67, për të luajtur finalen e tretë radhazi, ku do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. /IndeksOnline/