12:36 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Finalja e Champions League në bastore, ndryshojnë kuotat

Liga e Kampionëve pritet të dhuroi sot një finale të bukur. Mënyra se si luajn futboll Reali e Liverpooli garantojnë spektakël në finalen e Kievit. Bastet e kanë bërë Realin favorit për të fituar finalen e sotme.

2.30 është kuota mesatare në shumicën e kompanive të basteve në botë. 2.90 është koeficienti i fitores së Liverpoolit, ndërsa është ngritur koeficienti i barazimit.

Nga 3,10 sa llogaritej barazimi në këtë përballje, tani koeficienti është 3.60.

Koeficienti ka rënë edhe në parashikimin 3+ të ndeshjes. Nga 1.60, kuota mesatare për 3+ është 1.45, që parashikon një finale të hapur e më shumë gola./Indeksonline/