08:35 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fitimet marramendëse të Anthony Joshuas pas triumfit përballë Povetkin

Në meçin e zhvilluar mbrëmë në ”Wembley”, Anthony Joshua ka triumfuar në përballje me Alexander Povetkin.

Boksieri britanik ka fituar me nokaut në raundin e shtatë, teksa 28-vjeçari vazhdon të jetë i frikshëm për kundërshtarët e tij.

Me këtë fitore, Joshua vazhdon të jetë kampion i titujve, WA, WBO, IBO dhe IBF, transmeton IndeksOnline.

Tani, janë bërë të ditura edhe fitimet e dy boksierëve të lartëcekur dhe në këtë aspekt, asnjëri nuk qëndron keq, transmeton IndeksOnline.

Siç raportojnë mediat britanike, Joshua ka fituar 20 milionë funte, ndërsa rusi 39-vjeçar, Povetkin ka fituar 6 milionë funte.

Mbetet të shihet se me këtë do të përballet në prill Joshua, teksa Tyson Fury tashmë e caktoi meçin me Wilder më 1 dhjetor./IndeksOnline/